Takvimi Sot  

   
   

LIGJËRATA E HUTBES SE XHUMASË " PËRGOJIMI SI VESË I KEQ"

 

Aktualisht shikojmë se shumë besimtar kryejne ritet dhe detyrat e fesë siç janë të urdheruara nga Allahu xh.sh, falin namazin, japin zekatin, agjerojne Ramazanin, respektojne normat bazë të besimit Islam, por kanë shprazëtira  nga ana e edukimit dhe pastrimit shpirteror. Kjo vjen ose  nga mungesa e mirëfilltë e literatures Islame apo nga neglizhimi ynë në këtë fushë. Në mesin tonë shikojmë se janë perhapur shume semundje të rrezikshme qofshin këto të brendshme si hipokrizia, arroganca, kopracia, ndjekja e epsheve dhe dashuria për këtë botë, apo semundje te jashtme si padrejtesia, genjeshtra, pergojimi, mashtrimi, ofendimi, te cilat s’ka dyshim se i shkaterrojne bazat dhe themelet e shoqërise Islame te ngritura mbi moralin dhe virtytet me te larta e me te pastra qe mund te egzistojne. Eshte e natyrshme qe cdokush per tu mbrojtur nga e keqja para se gjithash duhet ta njohe ate me qellim qe ta menjanoje.

 Pergojimi është një ves shumë i ulët; feja, logjika e shendoshë dhe mbare shoqeria e urren atë. Por perkufizimin më të saktë të ketij vesi e pasqyron hadithi i meposhtëm:

  • Transmetohet nga Ebu Hurejre ra se i Derguri i Allahut sa i ka takuar shokët e tij dhe iu ka thënë: “A e dini se c’është pergojimi?" Sahabet u përgjigjen , Allahu dhe i derguari i Tij e dine. Ai tha: "Ta përmendesh për vellain tend atë që ai e urren." I thanë, "E nëse është e vërtet ajo cka thuhet për të?" Ai tha "Në qoftë se është e vërtetë ajo cka thua, ti e ke pergojuar, e nëse jo, ti ke shpifur për të“. (Transmeton Muslimi)
  • Allahu xh.sh thote: "E mos përgojoni njeri tjetrin, a dëshiron ndokush të haje mishin e vëllait të vet të vdekur ? Atë e urreni e pra kini frikë ndëshkimin e Allahut…” (Kur'an, 
  • Nga Ebu Hurejra ra transmetohet se Muahmmedi a.s. ka thënë “Kush beson ne Allahun dhe në ditën e gjykimit të flasë mirë ose të heshtë” (Mutefikun Alejh) Kishte prej Sahabeve dhe myslimanëve të mëparshem që largimin e gjuhës nga përgojimi e shikonin si ibadetin më të lartë se falja dhe agjerimi për vet fundin e tij të hidhur. Të frikësuar nga ndeshkimi i Allahut kishte prej tyre qe cdo ditë agjeronin, i luteshin Allahut për të mos rënë viktime e fjalëve të keqija se vetem kështu fitohet kënaqësia e Zotit. Gjithmonë largoheshin nga tubimet e grumbullimet ku objekti i bisedave ishin thashethemet e pergojimet.
  • Ndersa ibn Mubareku thotë: "Sikur të doja ta përgojoja dikend do t'i përgojoja prindërit e mi, sepse e meritojnë më shumë se cdokush tjetër t’ua dhuroj të mirat e mia. E kjo per arsye se me pergojim njeriu hyn ne hak të tjerit dhe s'ka dyshim se ai do t’ia shlyej atë me të mirat e veprave te veta. Rreth kesaj pyetjeje profeti a.s. pyeti sahabët dhe u tha: “A e dini kush është i falimentuari?" Sahabët thanë: "I falimentuar është ai që s’ka asnjë dirhem apo dicka për të veshur". Profeti a.s. tha:

    • "Më të vërtetë i falimentuar nga umeti im është ai i cili vjen ne Ditën e Kijametit me namaz, agjërim dhe zekatë, por nga ana tjetër ka ofenduar dhe fyer ne nder dikend, ka ngrëne padrejtësisht pasurinë e dikujt, e ka vrarë atë apo e ka rrahur atë. (
E për këto gjeste) demtuesi i jep nga të mirat e tij dhe nëse ato i mbarojnë para se t’ia rikthej hakun te demtuarit plotësisht, atëhere i merren mekatet te dëmtuarit dhe i mvishen dëmtuesit dhe keshtu demtuesi hidhet ne zjarr”. (Muslimi)

    Duke u nisur nga këto që përmendem me lartë cdo besimtar nga ne duhet t'i matë mirë fjalët dhe vetpat e tij, që mundin dhe shperblimin e tyre mos t'i coj kot sikurse hirin qe e merr era e s’le gjurmë.

     

 

 

         

Ditëlindja dhe paralajmërimi i lindjes së Muhammedit a.s. në Bibel

„Dhe Ahmadi i gjithë popujve do të vij“ (Haggai, kapitulli 2, versi 7)

Në  diskutimin e çështjes se a është paralajmëruar ardhja e Muhammedit a.s. edhe popujve të mëhershëm sjell David Benjamin (Profesor Abdu’l Ahad Da’du) disa dëshmi në Haggain (ungjillin e vjetër) dhe përkthimin e fjalëve të përmendura aty.

„Dhe unë dua të levizë të gjithë popujt, dhe Himada e të gjithë popujve do të vijë…“, „…dhe në këtë vend dëshiroj të krijoj Shalom…“ (Haggai, kapitulli 2, versi 7,9)

Në diskutim vijnë fjalët hebreike Himada dhe Shalom. Tekstin në vijim do ta shikojmë etimologjinë e fjalëve himada dhe shalom.

Fjala Himada në gjuhën e vjetër Hebreike apo Armene e ka rënjën hmd (e shqiptuar hemed) dhe shpreh  në përgjithësi një dëshirë të madhe, një kërkesë etj. Në gjuhën arabe fjala hamida, e cila e ka të njejtën rrënjë do të thotë „lëvdon“ në të gjitha nuancat. Është e qartë se fjala ahmad është forma e gjuhës arabe e fjalës himda. Në Kuràn sqarohet në suren 61 se Isai a.s. ka paralamëruar ardhjen e pejgamberit me emrin Ahmad:

Al Saff 61:6
"...Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed..."

Sa i përket etimologjisë dhe kuptimit të fjalës shalom dhe shlama, është e qartë se kjo fjalë dhe fjala arabe Islam e kanë të njejtën rrënjë. Që të dyja e kanë kuptimin paqë, nënshtrim dhe përkushtrim.

Al A'raf 7:157
" Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil..."

Lindja e Muhammedit a.s. 12 R el-evvel 571

Pejgamberi i fundit,Muhammedi a.s, u lind ne Mekke, ditën e hënë të REBIUL EVELIT, 20 prill 571. Babai i tij e ka pasur emrin Abdullah, kurse nëna Emine.
Baba i Muhammedit a,s, Abdullahu ka ndërruar jetë dy muaj para lindjes së tij. Arabet e kan pasur traditë që fëmijët e tyre të vegjël t'i çojnë në fshatë ku do të thithin ajër të pastër, kështu veproi edhe nëna e Muhammedit a.s.

Halimeja dhe buri i saj, Harithi, ishin shumë të varfër, e pikërisht atë vitë në mbarë fisin Sa'd mbretëronte skamja dhe uria e madhe, mirëpo, kur në mesin e tyre erdhi Muhamedi a.s. për një kohe të shkurtër gjendja e tyre ndryshoi.

Kur Muhammedi a.s. i mbushi gjashtë vjet, mbeti jetim. Mirëpo, ai nuk mbeti i humbur. Allahu xh.sh. kujdeset per çdokë, andaj u kujdes edhe për Muhammedin a.s. siç thuhet në Kur'anin famëlartë: „A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje). Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzoi. Dhe të gjeti të varfër, Ai të begatoi“ A/6,7,8. El-Duha.

 Kur Muhammedit a.s. i vdiq edhe nëna, e mori në mbikqyrje gjyshi i tij, Abdulmutalibi, i cili e ka dashur aq shumë sa që i ka harruar fëmijët dhe nipat e vet.

Ai e ka dashur shumë ngase qysh atëherë hetoi tek ai virtyte të njerëzve të mëdhenj dhe fisnikë. Shpesh herë për të thoshte: "Atë e pret detyrë e madhe". Mirëpo, gjyshit të tij nuk i ishte shkruar që të përjetojë atë që prite prej nipit të tij, sepse së shpejti vdiq, kur Muhammedi a.s. i mbushi tetë vjet, duke e lënë në mbikqyrje të djalit të vet, mixhës së Muhamedit a.s. Ebu Talibit. Edhe mixha e ka dashur shumë, e ka ruajtur dhe është kujdesur për të deri kur u bë pejgamber i Allahut, kështu që edhe pas kësaj ka qenë miku dhe mbrojtësi më i madh i tij.

Mixha i Muhammedit a.s. ka qenë tregtar dhe shpesh herë e ka marur me veti pejgamberin a.s., dhe njëherit ata kthejnë në një manastir ku shërbente një prift me emrin Behira. Ai kur e sheh Muhammedin a.s. i thotë: " Mik i dashur, mos e mer me vete këtë fëmijë në Sham(Siri), sepse si duket ky fëmijë do të jetë i dërguar i fundit i Zotit, ky fëmijë i ka të gjitha shenjat e pejgamberllëkut që përshkruhën në librat e vjetra". Ky prift e këshilloi Ebu Talibin që mos e marrë me vete Muhamedin a.s. sepse mund t'i ndodh ndonjë e keqe. Ebu Talibi e donte shumë Muhammedin a.s. andaj posa i dëgjoi fjalët e priftit menjëherë u kthye ne Mekkë, Muhammedi a.s. atëherë kishte 12 vjetë.

Për dallim nga të tjerët Muhammedi a.s. ishte më i njerzishëm, më i urtë, më i drejtë dhe posedonte virtyte të larta. Gjithmonë e ka folur të vertetën, nuk ka adhuruar idhujt, e as që ka pirë ndonjëherë pije alkoholike, është larguar nga e gjithë ajo që është e keqe, ka qenë  shembull në çdo pikpamje, andaj nuk është edhe çudi që përpos gjyshit dhe mixhës e kanë dashur të gjithë dhe e kanë thirrë me emrin El-Emin (besnik, i besueshëm, i drejtë). Ndërsa arabët tjerë jetonin një jetë të shfrenuarë duke pirë alkool nuk besonin në Allahun xh.sh. por besonin në idhujt që i ndërtonin vetë përvec kësaj jetonin një jetë me zënka dhe përçarje, kurse Muhammedi a.s. cdo herë i është larguar kësaj dukurie.

Në moshën 25 vjeçare, Muhammedi a.s. u martua me hazreti Hatixhen, me të cilën lindi dy djemë, Kasimin dhe Abdullahun, dhe katër vajza: Zejneben, Rukijen, Umi Kulthumen dhe Fatimen. Hazreti Hatixheja e para e pranoi Fenë Islame mbas Muhamedit a.s. të cilën në çastet më të rënda e ngushllonte dhe e qetësonte, andaj Muhammedi a.s. shumë e donte dhe pas vdekjes së saj shpesh herë e përkujtonte.
Muhammedi a.s. u bë pejgamber në moshën 40-të vjeçare. Edhe para kësaj kohe filluan t'i paraqiten shenjat e pejgamberllëkut, prandaj më tepër dëshironte të vetmohej.

Muhammedi a.s. shpeshherë largohej dhe shkonte në shpellën Hira duke kaluar kohën në lutje dhe devotshmëri. Në atë vend, në muajin Ramazan për herë të parë iu paraqit meleku XHIBRIL dhe ia solli shpalljen e parë nga Allahu xh.sh., ajetet e para të sures El Alak: Lexo, mëso në emër të Zotit tënd, i cili krijoi çdo gjë! Pra ki ishte fillimi i shpalljes dhe me këtë fiilloi një revulucion jo vetëm i popullit arab por një revulucion i mbarë njerëzmit në të gjitha kohërat.

Mbështetur në librin „Muhammad in der Bibel- David Benjamin“

Selwyn Gurney, sipas M. D. dhe Doroty "Short readings from World
religions", Londër 1951, thotë:

"Muhammedi a.s. ka shpallur fenë, të cilën e pasojnë miliona njerëz.
Që nga fillimi, ndikimi i kësaj feje, vazhdimisht, është gjithnjë në
rritje. Tiranët, që i besojnë vetëm forcës dhe mbështeten vetëm tek
ajo, s'janë në gjendje të ndikojnë në gjeneratat e mëvonshme,
ndikimi i tyre, ndihet vetëm gjatë jetës së tyre. Ne, ndërkaq, pas
vdekjes së Muhammedit a.s., shohim shembujt më të ndritshëm të
fitoreve, që bota s'i ka parë kurrë më parë."

  

 

 

   
Copyright © 2013 IKRE-LEXO-LESEN
të gjitha të drejtat e rezervuara