Takvimi Sot  

   
   

Namazi dhe rëndësia e tij


Sthylla më e rëndësishme pas dëshmisë është namazi për këtë kemi hadithin që transmeton Muadh bin xhebeli : Gjithashtu, namazi është gjëja e fundit që do ta humbasin muslimanët, puna e parë që do të pyeten përpara Allahut xh.sh. dhe ai e dallon muslimanin nga jomuslimani. (sahihul - el-muslim hadithi 134)

Për të treguar rëndësinë e namazit, këtë mund ta vertetojm se Allahu xh. sh. na e bëri obligim natën e Israsë dhe miraxhit kur Pejgamberi a.s. u takua me Allahun xh.sh.

 Namazi e largon njeriun nga veset dhe punët e këqij, këtë e verteton Allahu xh.sh. në ajetin Kur`anor ku thotë: E ti fale namazin se me të vertet namazi të largon nga gjërat e shëmtuara dhe të neveritura. (suretu ankebut 45)

Porosia e fundit që pejgamberi a.s. ja bëri ummetit të tij ishte namazi duke thënë: Kujdesuni për namazin dhe robëreshat( të cilat i keni nën sundimin tuaj).

 

 

Falja e namazit me xhematë

Shumica e dijetarëve thonë se namazi me xhematë është vaxhib-obligim. Ata për këtë kanë disa argumente:
Argumenti i parë është fjala e Allahut xh.sh. :

" dhe falne namazin dhe jepjnja zeqatin dhe faluni me ata që falen ( bini në ruku me ata që bien në ruku). ky është ajeti i cili na tregon se namazi obligohet të falet me xhemat. Sikur të ishte për qëllim në këtë ajet vetëm për namazin, nuk do të thoshte Allahu xh.sh. në fundë të ajetit: " dhe bini në ruku me ata që bien në ruku" pasi që ka thënë në fillim të ajetit " dhe faleni namazin"........

 
Argumenti i dytë;

Edhe në fushën e luftës, Allahu xh.sh. i ka obliguar muslimanët me xhemat. Po të ishte çështja aq e lehtë, Allahu do tua kishe lejuarë që gjatë kohës së luftës të falen vetmas (pa xhemat). Allahu xh.sh. thotë:

"Kur të jesh ty (o Muhammed) bashkë me ata, dhe ju fal namazin, një grup prej tyre duke i bartur armët të vijnë të falen me ty (e grupi tjetër ne roje) e kur të bien në sexhde e të kryejnë një reqatë, këta le të q¨ndrojnë mbrapa(në roje) e le të vijnë grupi tjetër që nuk është falur e të falen me ty. dhe le ti bartin armet që të jenë në gjendje gadishmërie".


Argumenti i tretë:

Erdhi një njeri qor tek i dërguari a.s. dhe i tha: O i dërguari i Allahut! Unë nuk kam dikend që të më sjellë deri në xhami" - dhe e luti të Dërguarin që të ia lehtësoj atij (që do të thotë të falet ne xhami) dhe ja lehtësoj atij. kur ju afrua lutësit, i tha: " A e dëgjon ezanin kur thëret për namaz. Tha: "Po".

"Andaj përgjigju atëherë"- i tha Pejgamberi a.s

 

   
Copyright © 2013 IKRE-LEXO-LESEN
të gjitha të drejtat e rezervuara