No comments yet

LIGJËRATA E HUTBES SE XHUMASË ” PËRGOJIMI SI VESË I KEQ”

LIGJËRATA E HUTBES SE XHUMASË ” PËRGOJIMI SI VESË I KEQ”

 

Aktualisht shikojmë se shumë besimtar kryejne ritet dhe detyrat e fesë siç janë të urdheruara nga Allahu xh.sh, falin namazin, japin zekatin, agjerojne Ramazanin, respektojne normat bazë të besimit Islam, por kanë shprazëtira  nga ana e edukimit dhe pastrimit shpirteror. Kjo vjen ose  nga mungesa e mirëfilltë e literatures Islame apo nga neglizhimi ynë në këtë fushë. Në mesin tonë shikojmë se janë perhapur shume semundje të rrezikshme qofshin këto të brendshme si hipokrizia, arroganca, kopracia, ndjekja e epsheve dhe dashuria për këtë botë, apo semundje te jashtme si padrejtesia, genjeshtra, pergojimi, mashtrimi, ofendimi, te cilat s’ka dyshim se i shkaterrojne bazat dhe themelet e shoqërise Islame te ngritura mbi moralin dhe virtytet me te larta e me te pastra qe mund te egzistojne. Eshte e natyrshme qe cdokush per tu mbrojtur nga e keqja para se gjithash duhet ta njohe ate me qellim qe ta menjanoje.

 Pergojimi është një ves shumë i ulët; feja, logjika e shendoshë dhe mbare shoqeria e urren atë. Por perkufizimin më të saktë të ketij vesi e pasqyron hadithi i meposhtëm:

  • Transmetohet nga Ebu Hurejre ra se i Derguri i Allahut sa i ka takuar shokët e tij dhe iu ka thënë: “A e dini se c’është pergojimi?” Sahabet u përgjigjen , Allahu dhe i derguari i Tij e dine. Ai tha: “Ta përmendesh për vellain tend atë që ai e urren.” I thanë, “E nëse është e vërtet ajo cka thuhet për të?” Ai tha “Në qoftë se është e vërtetë ajo cka thua, ti e ke pergojuar, e nëse jo, ti ke shpifur për të“. (Transmeton Muslimi)
  • Allahu xh.sh thote: “E mos përgojoni njeri tjetrin, a dëshiron ndokush të haje mishin e vëllait të vet të vdekur ? Atë e urreni e pra kini frikë ndëshkimin e Allahut…” (Kur’an, 
  • Nga Ebu Hurejra ra transmetohet se Muahmmedi a.s. ka thënë “Kush beson ne Allahun dhe në ditën e gjykimit të flasë mirë ose të heshtë” (Mutefikun Alejh) Kishte prej Sahabeve dhe myslimanëve të mëparshem që largimin e gjuhës nga përgojimi e shikonin si ibadetin më të lartë se falja dhe agjerimi për vet fundin e tij të hidhur. Të frikësuar nga ndeshkimi i Allahut kishte prej tyre qe cdo ditë agjeronin, i luteshin Allahut për të mos rënë viktime e fjalëve të keqija se vetem kështu fitohet kënaqësia e Zotit. Gjithmonë largoheshin nga tubimet e grumbullimet ku objekti i bisedave ishin thashethemet e pergojimet.
  • Ndersa ibn Mubareku thotë: “Sikur të doja ta përgojoja dikend do t’i përgojoja prindërit e mi, sepse e meritojnë më shumë se cdokush tjetër t’ua dhuroj të mirat e mia. E kjo per arsye se me pergojim njeriu hyn ne hak të tjerit dhe s’ka dyshim se ai do t’ia shlyej atë me të mirat e veprave te veta. Rreth kesaj pyetjeje profeti a.s. pyeti sahabët dhe u tha: “A e dini kush është i falimentuari?” Sahabët thanë: “I falimentuar është ai që s’ka asnjë dirhem apo dicka për të veshur”. Profeti a.s. tha:
    • “Më të vërtetë i falimentuar nga umeti im është ai i cili vjen ne Ditën e Kijametit me namaz, agjërim dhe zekatë, por nga ana tjetër ka ofenduar dhe fyer ne nder dikend, ka ngrëne padrejtësisht pasurinë e dikujt, e ka vrarë atë apo e ka rrahur atë. (
E për këto gjeste) demtuesi i jep nga të mirat e tij dhe nëse ato i mbarojnë para se t’ia rikthej hakun te demtuarit plotësisht, atëhere i merren mekatet te dëmtuarit dhe i mvishen dëmtuesit dhe keshtu demtuesi hidhet ne zjarr”. (Muslimi)

    Duke u nisur nga këto që përmendem me lartë cdo besimtar nga ne duhet t’i matë mirë fjalët dhe vetpat e tij, që mundin dhe shperblimin e tyre mos t’i coj kot sikurse hirin qe e merr era e s’le gjurmë.

     

Post a comment