Kushtet e përgjithshme të kontratës për antarësim në Fond
A - Bazat dhe synimet:
Pika 1 - Kjo kontratë është formuar nga ana e kryesisë së xhamisë “Ikre-Lexo-Lesen” në Rorschach duke u mbështetur në miratimin e dhënë për këtë nga ana e anëtarëve të kryesisë dhe këshillit në mbledhjen e përgjithshme të mbajtur më 12.Shkurt 2017.
Pika 2 - Anëtarët e këtij Fondi si dhe anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre përfitojnë nga ky Fond me rastin e vdekjes së ndonjërit nga ata, me çka synohet të bëhet lehtësimi dhe tejkalimi më i pahetueshëm i kësaj situate të dhimbshme. Pra, ky Fond shpreh një akt solidarizimi midis anëtarëve të tij.
B - Anëtarësimi:
Personat të cilët dëshirojnë të jenë të ndihmuar nga ky Fond, duhet t’i përmbushin kërkesat vijuese:
Pika 3 – Në këtë Fond mund të regjistrohen vetëm ata që janë anëtarë të rregullt të xhamisë sonë në Rorschach. Ata që paraprakisht janë regjistruar në këtë Fond pa qenë anëtarë të xhamisë, nga janari i vitit 2018 ata ose duhet të anëtarësohen edhe në xhami ose u shlyhet kontrata e Fondit. Secila familje duhet të plotësojë formular të veçantë.
Pika 4 - Duhet pasur vendqëndrim legjitim në Zvicër. Në rast të vdekjes së personave nga viset tona që ndodhen si azilkërkues ose nëse konstatohet se kanë qenë në mënyrë ilegale në rrethinën e xhamisë sonë, për këtë vendos kryesia e xhamisë.
Pika 5 - Kjo kontratë hyn në fuqi 180 ditë pasi të jetë mbushur, nënshkruar dhe dorëzuar formulari për regjistrim dhe pasi të jetë bërë pagesa e paraparë në llogarinë e Fondit. Nëse është dorëzuar formulari për regjistrim dhe pa u bërë pagesa ose pa u mbushur 180 ditë ndodh ndonjë rast vdekjeje në atë familje, harxhimet nuk i merr përsipër Fondi.
Pika 6 – Çmimi për familje që është anëtare e rregullt e xhamisë kushton 50.- Fr. për familje në vit. Edhe personat që janë anëtarë të xhamisë dhe jetojnë vetë, pa familje, paguajnë po ashtu 50.- Fr. në vit. Ky fondë plotësohet vetëm me pagesën e antarsisë prej 360.- Fr.
C - Kush ka të drejtë në këto shërbime?:
Pika 7 – Në këto shërbime të drejtë kanë personat vijues:
Të regjistruarit së bashku me fëmijët e tyre me qëndrim legjitim në Zvicër, më saktësisht anëtarët e xhamisë sonë. Fëmijët e moshës 21 vjeçe dhe studentët deri në moshën 25 vjeçe (me kusht që të sjellin dëshmi nga shkolla) quhen se janë pjesë e familjes.
Fëmijët e martuar, qofshin edhe nën 21 vjeç, e humbin këtë të drejtë. Këta persona duhet të anëtarësohen veç prindërve të tyre, duke filluar me formularin që duhet plotësuar për regjistrim në këtë Fond.
Foshnjat që lindin të vdekura ose ato që vdesin menjëherë pas lindjes, nëse familja dëshiron, ato mund të varrosen edhe në varrezat publike të Zvicrës. Nëse familja ka interesim që edhe të rriturin ta varrosë në Zvicër, Fondi i mbulon harxhimet normale me përjashtim të blerjes së vendit për varrim.
D - Shërbimet :
Pika 8 - Nëse vdes në Zvicër ndonjëri prej anëtarëve të familjes së regjistruar, atëherë nga ana e Fondit do të mbulohen këto shpenzime:
Shërbimet administrative në komunën gjegjëse dhe në ambasadën apo konsullatën e shtetit të cilit i takon kufoma (shpenzimet për autopsinë, morgun dhe njoftimit të vdekjes nuk janë të përfshira këtu).
Shpenzimet e përgatitjes së kufomës nga ana e imamit/hoxhanicës (larja, mbështjellja me qefin dhe falja e namazit, nëse këtë e dëshiron familja),
Shpenzimet për tabutin (arkivolin), qefinin dhe produktet tjera për pastrim,
Shuma e të hollave për fluturim deri në aeroportin më të afërm ku do të varroset kufoma,
Bartja e kufomës nga aeroporti deri në vendin ku do të varroset kufoma bëhet me një makinë varrimesh. (Në rast se nuk do të mund të sigurohet kjo makinë, familjes së të vdekurit do t’i jepet një ndihmë e të hollave në shumë prej 100.-
€. Nëse familja insiston ta bartë vetë kufomën nga aeroporti më i afërt deri në shtëpi, atëherë Fondi nuk i mbulon harxhimet e këtij transporti).
Nga 01 janar 2018 bileta njëdrejtimëshe e aeroplanit (klasa ekonomike) për në vendlindje i paguhet edhe një anëtarit të familjes së të vdekurit në shumë deri më CHF 150.00
Në rast se personi i anëtarësuar vdes gjatë pushimit të tij në vendlindje, do të kompensohet vetëm bileta kthyese e klasës ekonomike e një personi të familjes së të vdekurit, me kusht që të dëshmohet certifikata e vdekjes dhe bileta e udhëtimit në origjinal.
E - Në rast vdekjeje:
Pika 9 - Me rastin e vdekjes së ndonjë personi të regjistruar, duhet që menjëherë të njoftohet ndonjëri nga personat në vijim: imami i xhamisë, kryetari ose ndonjë anëtar i kryesisë së xhamisë.
Fondi ynë nis shërbimet vetëm kur familja e të vdekurit krahas njoftimit për vdekje do t’i bashkëngjisë dokumentet në vijim: a) Dëshminë zyrtare për të vdekurin lëshuar nga mjeku ose spitali b) Pasaportën dhe letër-njoftimin (Aufenthlatsbewilligung) zviceran c) Certifikatën internacionale të lindjes dhe atë të martesës (nëse ka qenë i/e martuar).